Shpalljet e Famullisë (26 tetor – 1 nëntor 2015)

133
0
Share:

– Ka ndërruar ora, prandaj meshët do të kremtohen me orën e re. Duke filluar
nga dita e hënë, 26 tetor, mesha e mbasdrekës do të fillojë në ora 16: 00.

– Ditën e mërkurë, 28 tetor, është përkujtimi liturgjik i Shën Simonit.

– Në kuadrin e festimeve në përkujtim te 25 vjetorit të Meshës së Parë në
Varrezat e Rrmajit nga Dom Simon Jubani, Famullia jonë, ditën e shtunë, 31
tetor, ora 18: 00, në sallën Kardinal Mikel Koliqi, shfaq një mbrëmje
artistike, Ftoheni të merrni pjesë.

– Të dielën që vjen, 1 nëntor, është Dita e të gjithë Shenjtërve.

Zyra Famullitare e Shën Shtjefnit, Shkodër.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.