Shpalljet e Famullise (28 gusht – 4 shtator 2016)

986
0
Share:

Jemi në Nandshen në nder e lavd të Shenjtërimit të Nënë Terezës, prandaj t’i përjetojmë sa ma gëzueshëm e hareshëm kto ditë që na i ka dhuruar Zoti.

Ditën e hënë, 29 gusht është përkujtimi liturgjik i martirizimit të Shën Gjon Pagëzuesit.

Ditën e enjte, dt. 1 shtator, është Dita Ndërkombëtare e Lutjes për Shpëtimin e Krijimit. Prandaj edhe në famullinë tonë do të ketë një lutje të veçantë në respekt të kësaj dite, gjatë Meshës së mbasdrekës së orës 18. 00 në Katedrale.
Po ashtu ditën e enjte, 1 shtator, në oborrin e Katedrales do të jetë një koncert me pjesmarrjen e instrumentistëve të Teatrit të Operas e Baletit si dhe të Akademisë së Arteve, të cilët do të performojnë pjesë të zgjedhura nga repertori i artë i muzikës së huaj, gërshetuar me materiale të ndryshme letrare nga artistja e madhe Roza Xhuxha (Anagnosti).

Të dielën e ardhshme, 4 shtator, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku do të kremtojë Meshën e Shenjtërimit të Nënës Terezës. Të lutemi të gjithë së bashku për këtë dhuratë që Zoti na ban të gjithve.

Share:

Leave a reply

Opinion