Shpalljet e Famullisë, 29 janar – 04 shkurt 2018

185
0
Share:

Ditën e mërkurë, dt 31 janar, asht përkujtimi liturgjik i Shën Gjon Boskos, Në qytetin tonë janë të pranishëm Etërit dhe Motrat Saleziane, bijtë e Shën Gjon Boskos si dhe Kisha kushtue këtij Shejti.

Ju kujtojmë se kanë rifillue takimet e përjavshme me Universitarët mbi Fjalën e Zotit në ambientet e famullisë, çdo të ejte në orën 17:00.

Ditën e premte, dt 2 shkurt, asht festa e Kushtimit të Krishtit në Tempull. Kjo ditë asht e festë për të gjithë të Kushtuemit Rregulltarë. Prandaj Ju ftojmë që t’i luteni Zotit që t’i bekojë me hiret e veta rregulltarët që shërbejnë tek ne. Gjetë Meshës së nadjes se orës 07:30 dhe mbasdrekes së orës 16:00, në Katedrale do të jetë edhe bekimi i Qirave.

Ditën e shtunë, 3 shkurt, asht përkujtimi liturgjik i Shna Vlashit Ipeshkëv dhe Martir i Kishës Katolikë. Bekimi i fytit në Kishën Katedrale do të bahet gjatë Meshës së mbasdrekës në orën 16:00. Diten e kremtimit të këtij Shejti, në emër të bashkësisë famullitare i urojmë Famullitarit tonë Dom Vlash Palaj Ditën e Emnit: Krishti e mbushtë me hiret e tij, i dhashtë shëndetin e fuqinë e duhun për t’i shërbye besimtarëve të kësaj famullie.

Share:

Leave a reply

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.