Shpalljet e Famullise 31 tetor – 06 nentor 2016

1673
0
Share:
1. Ka ndrruar ora, prandaj kremtimet ne Katedrale do te jene me oren e re. Orari i Meshes se mbasdrekes, duke filluar nga dita e neserme, e hane 31 tetor e ne vazhdim, gjate gjithe periudhes se dimrit, do te jete ne ora 16. 00.
2. Diten e hene, 31 tetor, ne pritje te shpalljes solemne te Lumnimit te Martireve, Seminari Nderdioqezan Shqiptar ne bashkepunim me dirigjentin Zef Çoba, kane pergatitur dramen “Fajtore te pafaj”. Shfaqja do te jete ne sallen Kardinal Mikel Koliqi ne ora 18. 30.
3. Diten e marte, 1 nentor, eshte e kremtja e te Gjithe Shenjterve. Eshte feste e urdhnueme. Meshet ne Katedrale jane: Mesha e pare ne ora 7. 30, Mesha e dyte ne ora 10. 00 dhe Mesha e mbasdrekes ne ora 16. 00. Ne kte date nuk ka Meshe ne Vorret e Rrmajit.
4. Diten e merkure, 2 nentor, eshte perkujtimi liturgjik i Shpirtrave te Purgatorit. Tek Kapela e Vorreve te Rrmajit do te jete Mesha ne ora 10. 00. Menjehere mbas Meshes do te jene bekimet e Vorreve te Rrmajit. Bekimi i Vorreve ne Stom Golem do te jete po kete dite, ne ora 14. 00. Ju lutemi familjareve te jene te pranishem.
5. Diten e enjte, 3 nentor, po ne kuader te Lumnimit te Martireve tane, kori “Prenke Jakova” do te kete nje shfaqje ne Kishen Katedrale, ora 17. 00.
6. Gjate gjithe muajit nentor, me perjashtim te diteve te diela, ne Kapelen e Vorreve te Rrmajit, ora 9. 00 do te jete Mesha per Shpirtrat e te Vdekurve. Specifikisht diten e premte, 4 nentor, eshte pervjetori 26 i Meshes se Pare qe Dom Simon Jubani kremtoi ne Vorret e Rrmajit. Prandaj ne kete dite, ne Meshen e ores 9. 00 tek Kapela e Vorreve do te marrin pjese edhe shume meshtare te tjere nga e gjithe dioqeza.
Po kete dite, pra e premte 4 nentor, ne Vigjilje te kremtimit te Meshes se Lumnimit te 38 Martirve, se bashku me autoritetet me te larta kishtare, me Kardinaj te ftuar, Ipeshkvij, Meshtare, Rregulltare e Rregulltare, ne Kishen e Shen Françeskut ne Gjuhadol, do te jete Lutja e Mbremesores ne ora 18. 00.
Kte dite ne Katedrale nuk do te kete Meshe mbasdreke.
7. Diten e shtune, 5 nentor, ora 10. 00, ne Kishen Katedrale do te jete Mesha Solemne e Kanonizimit te 38 Martireve ne Shqiperi. Eshte eveniment per Kishen Katolike ne Shqiperi dhe mbare popullin shqiptar. Prandaj t’a percjellim me gezim ne zemer dhe lutje kete feste per mbare kombin tone.
Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.