Shpalljet e Famullise date 10-16 tetor 2016

1593
0
Share:

1. Ne pritje te festes se Zojes se Shkodres, per nje pergatitje sa ma te mire shpirterore, duke filluar nga dita e hene, 10 tetor, do te filloje 9 diteshi i Zojes. Gjate kesaj jave do te kete rrefime nga ora 17:00-19:00.

2. Diten e hene, 10 tetor, ne prag te festimit te Zojes se Shkodres si dhe te Lumnimit te 38 Martirve te Kishes Katolike ne Shqiperi, ne bashkepunim me Komisionin Drejtesi e Paqe, ne sallen “Kardinal Mikel Koliqi”, ora 18.30, do te paraqitet libri “Premtimi i permbushur”, i autorit Gjon Sinishta.

3. Diten e shtune, 15 tetor, ne Shenjtnoren e Zojes se Keshillit te Mire, ora 8.30 do te kremtohet Mesha Shenjte nga Arqipeshkvi Mons. Angelo Massafra dhe menjehere pas saj do te behet inaugurimi i mozaikut te Zojes se Shkodres, dhurate e familjes Kakia.
Po kete dite, ora 17.00 ne kuader te festes se Zojes se Shkodres, neper rruget e qytetit do te jete proçesioni me fuguren e Zojes se Shkodres. Proçesioni do te filloje nga Kisha Katedrale, kalon neper Gjuhadol, tek Dugajte e Reja, kthehet djathtas tek Kisha e Shen Kollit, kalon para shkolles Pyjore dhe perfundon me bekimin ne Katedrale.

4. Te dielen qe vjen, 16 tetor, eshte Vigjilja e festes se Zojes se Shkodres. Prandaj me kte rast, Meshen solemne te ores 18.00 eshte i ftuar qe ta kremtoje dom Ernest Troshani, tashme Kardinal i dyte shqiptar, martir i gjalle i Kishes. Mbas Meshes do te jete nje koncert festiv, per te vazhduar me hedhjen e fishekzjarreve nga kompanjeli.
Festimet do te vijojne te nesermen, e hene 17 tetor, Dita e festes se Zojes Shkodres. Eshte feste e urdhnueme dhe meshet do te jene si çdo dite te diele; ne ora 07.30, ne ora 10.00 dhe ne ora 18.00. Meshen solemne te ores 10.00 do ta kremtoje Arqipeshkvi yne.

5. Ne prag te festes se Zojes se Shkodres, ne oborrin e Famullise nga data 15 – 17 tetor do te hapet nje Panair.

6. Ka dale Kalendari i ri Katolik per vitin 2017. E gjeni çdo dite ne Zyren e Famullise.

Programin e plote te festes e gjeni ne hyrje te Kishes.

Per shume Mot Zojen e Shkodres duke ia mbeshtete familjet tona hireve dhe bekimeve te Saj.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.