Shpalljet e Famullise (dt. 02-08 nentor 2015)

152
0
Share:

– Diten e hene, 2 nentor, eshte perkujtimi liturgjik i Shpirtnave te
Purgatorit. Tek Kapela e Vorreve te Rrmajit do te jete mesha ne ora 10:00.
Menjehere mbas meshes do te jene edhe bekimet e vorreve te Rrmajit. Bekimi
i vorreve ne Stom Golem do te jete po kte dite ne ora 14:00. Ju lutemi
familjareve te jene te pranishem.
Duke pasur parasysh se sivjet perkujtojme vitin jubile te 25 vjetorit te
Meshes se Pare, gjate gjithe muajit nentor, ne varrezat e Rrmajit, ne ora
9:00, do te kremtojme cdo dite te javes, me perjashtim te diteve te diela,
Meshen Shejte per shpirtnat e purgatorit. Vetem diten e merkure, 4 nandor,
dita e perkujtimit te Meshes se Pare, Mesha do te jete ne ora 10:00.

– Diten e marte, 3 nentor, ne kuadrin e ketij perkujtimi, ne ora 15:00 do
te jete procesioni me stendat e Martireve tane, i cili fillon nga Kuvendi i
Motrave Klarise – ish Dega e Brendshme dhe mbyllet ne Vorret e Rrmajit.

– Diten e merkure, 4 nentor, eshte dita kur 25 vjet me pare Dom Simon Jubani
kremtoi Meshen e Pare mbas diktatures ne Varrezat e Rrmajit. Mesha solemne
me kte rast ne varrezat e Rrmajit do te jete kte dite ne ora 10:00,
udhehequn nga Kardinali Salvatore De Giorgi dhe Ipeshkvijte nga Shqiperia.
Menjihere mbas Meshes do te bahet edhe perurimi i restaurimit te Kapeles,
me pranine e autoriteteve te ndryshme shtetnore.
Po kte dite, mbasdreke ne ora 17:00, do te jete koncerti festiv ne
Katedrale me pjesmarrjen e te gjitha grupeve korale te Shkodres.

– Ka dale Kalendari i ri Katolik per vitin 2016. E gjeni cdo dite ne Zyren
e Famullise.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.