Shpalljet e Famullise dt. 03 – 09 prill 2017

154
0
Share:
1. Diten e marte, dt. 4 prill, ne Meshen e mbasdrekes se ores 18: 00 ne Katedrale, nga Arqipeshkvi yne do te marrin Akolitatin seminaristet Kristian Marku, Jetmir Nikolli e Gentian Sema.
2. Diten e shtune, dt. 8 prill, eshte Dita Dioqezane e Rinise, prandaj ne kete dite, aktiviteti me te rinjte e mbare Dioqezes do te filloje ne Kishen e Shen Françeskut ne Gjuhadol ne ora 09: 30.
3. Te dielen e ardhshme, dt. 9 prill, eshte e Diela e Larit. Lari bekohet me rit te veçante ne fillimin e Meshes se ores 07: 30 dhe 18: 00. Ndersa sa i perket Meshes se ores 10: 00, bekimi i Larit do te filloje me Proçesionin nga Kisha e Shen Françeskut ne Gjuhadol drejt Katedrales. Grumbullimi do te bahet tek Kisha e Fretenve ne ora 09: 30 dhe ne proçesion do t’i drejtohemi Katedrales per te vazhduar me Meshen solemne.
Po kte dite, pra te dielen, dt. 9 prill, ne Teatrin Migjeni, ora 19: 30, ne kuader te kremtimit te festes se Pashkeve, Famullia e Shen Shtjefnit, Shkoder ne bashkpunim me shoqaten kulturore teatrore “Zef Jubani”, shfaqin: “Martiri per Fe, Atdhe e Kulture – Dom Ndre Zadeja”
Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.