Shpalljet e Famullise dt. 05 – 12 shkurt 2017

582
0
Share:
Diten e hene, 06 shkurt, eshte e para e hene e muajit dhe si zakonisht ne Vorret e Rrmajit, ora 9. 00 do te jete Mesha per Shpirtrat e te Vdekunve.
Po diten e hene, 06 shkurt, mbushen 50 vjet nga çmenduria kushtetuese e vitit 1967 qe e shpallte Shqipnine “Shtet Ateist”, me persekutime e shkatrrime te klerit e objekteve fetare. Ne kte perkujtim te trishte, Ju ftojme te bashkohena ne nji dite lutjeje e pendese, ne ora 15. 00 tek Vorret e Rrmajit per t’iu drejtue ne proçesion Katedrales ku do te celebrohet edhe Mesha Shenjte nga Arqipeshkvi yne ne ora 16. 00.
2. Diten e shtune, 11 shkurt, eshte perkujtimi liturgjik i Zojes se Lurdit. Ne festen e Zojes se Lurdit kremtohet edhe Dita kushtue te Semurve. Prandaj, ne kte dite, Mesha e mbasdrekes ne Katedrale i kushtohet te Semurve dhe do te filloje jo ne ora 16. 00 por ne 15. 00. Ne fund te Meshes do te jete edhe proçesioni me te Shejtnueshmin Sakrament dhe bekimi i te semurve. Iu bajme thirrje te gjithve qe kane te semure neper shtepite e tyne, qe t’i sjellin ato per te marre pjese ne kte Meshe Shenjte.
Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.