Shpalljet e Famullise dt. 10 – 16 prill 2017

203
0
Share:
1. Diten e diele, dt. 9 prill, ne Teatrin Migjeni, ora 19. 30, ne kuader te kremtimit te festes se Pashkeve, Famullia e Shen Shtjefnit, Shkoder ne bashkpunim me shoqaten kulturore teatrore “Zef Jubani”, shfaqin “Martiri per Fe, Atdhe e Kulture” te dom Ndre Zadeja.
2. Nga dita e hene deri te merkuren, mbasdrekeve nga oreas 16. 30 – 19. 00 ne Katedrale do te kete rrefime.
3. Diten e enjte, dt. 13 prill, eshte e Enjtja e Madhe. Paradreke ne ora 10. 00 do te jete Mesha e Bekimit te Vojnave. Kjo Meshe kremtohet vetem ne Katedrale. Mbasdreken e ksaj dite, ora 18. 00 eshte Mesha e Darkes se Zotit, simbolika e larjes se kembeve te Apostujve. Kisha Katedrale qendron e hapur deri ne mesnate.
4. Diten e premte, dt. 14 prill, eshte e Premtja e Madhe. Ne kete dite nuk kremtohet Meshe ne asnje Kishe. Eshte dite agjerimi. Udha e Kryqit ne Katedrale do te jete ne ora 12. 00. Mbasdreken e kesaj dite eshte Liturgjia e Kryqit, Adhurimi dhe Puthja e Tij. Kjo liturgji fillon ne ora 17. 00. Ndersa ne ora 20. 00 asht Udha e Kryqit, e cila fillon nga oborri i Katedrales dhe perfundon ne Vorret e Rrmajit. Kisha Katedrale do te qendroje e hapur deri ne ora 22. 00.
5. Diten e shtune, dt. 15 prill, eshte e Shtuna e Madhe. Ne Katedrale, oraret e Bekimit te Bukes jane: paradreke 08. 00 – 12. 00 dhe mbasdreke 15. 00 – 19. 00. Mesha e Vigjiljes se Pashkeve ne Katedrale eshte diten e shtune ne ora 22. 00.
6. Te dielen e ardhshme, dt. 16 prill eshte edhe solemniteti i kremtimit te Pashkeve. Meshet ne Katedrale jane: Mesha e pare ne ora 07. 30, Mesha Solemne udhehequn nga Arqipeshkvi ne ora 10. 00 dhe Mesha e mbasdrekes ne ora 18. 00.
Programin e plote te funksioneve gjate Javes se Madhe per Kishen Katedrale e gjeni te afishuem ne hyrje te Kishes.
Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.