Shpalljet e famullisë (dt. 12-19 tetor 2015)

171
0
Share:

– Ditën e shtunë, 17 tetor, Famullia e Shën Shtjefnit në kuadrin e 25 vjetorit të celebrimit të Meshës së Parë në Shqipëri dhe në prag të festës së Zojës së Shkodrës, organizon promovimin e librit “Historija e Shqypnis”, ribotim, vepër e autorit Dom Ndoc Nikaj. Promovimi do të jetë në sallën Kardinal Mikel Koliqi, ora 11:00.

Po këtë ditë, pra të shtunën 17 tetor, ora 16:30, në kuadër të festës së Zojës së Shkodrës, nëpër rrugët e qytetit do të jetë procesioni me Fugurën e Zojës së Shkodrës. Procesioni do të fillojë nga Kisha Katedrale, në ora 16:30, kalon në Gjuhadol, te Dugajtë e Reja, kthehet djathtas te Kisha e Shën Kollit, kalon para shkollës Pyjore e perfundon me bekimin në Katedrale.

– Të dielën, 18 tetor, është Vigjilja e festës së Zojës së Shkodrës. Prandaj me këtë rast, meshën solemne të orës 18:00 është i ftuar që t’a kremtojë Dom Gjergj Meta, meshtar pranë Arqidioqezës Tiranë-Durrës. Mbas meshës do të jetë një koncert festiv, për të vazhduar me hedhjen e fishekzjarreve nga kompanjeli.

Festimet do të vijojnë të nesërmen, ditën e hënë, 19 tetor. Kjo ditë është festë e urdhnueme dhe meshët do të jenë si cdo ditë të dielë. Mesha e parë në ora 7:30, Mesha Solemne në ora 10:00 e kremtuar nga Arqipeshkvi yne dhe Mesha e tretë në ora 18:00.

Mbasdrekën e kësaj dite, pra ditën e hënë, 19 tetor, ora 19:00 do të jetë edhe koncerti përmbyllës i festimeve të Zojës së Shkodrës, Pajtores së qytetit tonë. Jemi të ftuar të gjithë që të marrim pjesë në festimet e Zojës së Shkodrës. Programin e plotë të Zojës së Shkodrës e gjeni të afishuar në hyrje të Kishës.

 

Për shumë mot festa e Zojës së Shkodrës!

Zyra Famullitare e Shën Shtjefnit Shkodër

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.