Shpalljet e Famullisë (dt. 19 – 25 tetor 2015)

157
0
Share:

– Të dielën, 18 tetor, është Vigjilja e festës së Zojës së Shkodrës. Prandaj
me ktë rast, meshën solemne të orës 18. 00 është i ftuar që ta kremtojë DomGjergj Meta, meshtar pranë Arkidioqezit Tiranë – Durrës. Mbas meshës do tëjetë nji koncert festiv, për të vazhduar me hedhjen e fishekzjarreve ngamaja e kompanjelit,

Festimet do të vazhdojnë ditën e henë, 19 tetor, Dita e festës. Është festë
e urdhnueme dhe meshët në Katedrale do të jenë si cdo ditë të dielë: mesha
e parë në ora 07. 30, mesha e dytë në ora 10. 00 e kremtuar nga
Arqipeshkvi ynë dhe mesha e tretë në ora 18. 00.
Po ktë ditë është edhe festa Kombëtare e të Lumes Nene Tereza. Prandaj në
kuadër të ktyne dy festave, në orën 19. 00 brenda në Katedrale, do të jetë
edhe koncerti përmbyllës i festimeve të Zojës së Shkodrës; Pajtores se
qytetit tonë dhe festës Kombëtare të Nenes Terezë. Në përfundim të koncertit do të bahet edhe fikja e Kandilit të Zojës.

– Të dielën që vjen, dt. 25 tetor, ndërron ora, prandaj kremtimet në
Katedrale do të jenë me orën e re: mesha e parë në ora 07. 30, mesha e dytë
në ora 10. 00 dhe mesha e mbasdrekës në ora 18. 00. Orari i meshës së
mbasdrekës, duke filluar nga dita e henë, 26 tetor e në vazhdim gjatë gjithë
periudhës së dimrit do të jetë në ora 16. 00 e jo në 18. 00 sic ka qenë
deri tani. Ditëve të diela dhe festa të urdhnueme meshët do të jenë:
mesha e parë në ora 07. 30, mesha e dytë në ora 10. 00 dhe mesha e tretë në ora 16. 00.

Për shumë mot festën e Zojës së Shkodrës!

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.