Shpalljet e Famullisë (dt. 23-29 nëntor)

165
0
Share:

– Do të vazhdojë gjatë këtij muaji, Mesha tek Varrezat e Rrmajit për shpitrat e Purgatorit, në ora 9:00,përvec ditëve të diela.

– Ditën e shtunë, 28 nëntor, është festa e Pavarësisë. Sikurse cdo vit, në nder të të rënëve për Fe e Atdhe, në Kapelen e Vorreve të Rrmajit, pas Meshës së orës 9:00 do të vendosen qirinj e lule pranë Qinarit të Vorreve në praninë edhe të autoriteteve civile.

-Të dielën që vjen, dt. 29 nëntor, fillon koha e Ardhjes. Kjo kohë e Shenjtë zgjat 4 javë dhe na përgatit për kremtimin e Krishtlindjes. Në traditën e krishterë, kjo kohë konsiderohet si mot i lidhur dhe kohë e kthimit nga Zoti.

– Ka dalë Kalendari i ri Katolik për vitin 2016. E gjeni cdo ditë në Zyrën e Famullisë.

 

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.