Shpalljet e Famullise (dt. 25 prill – 1 maj 2016)

253
0
Share:

Diten e hene, dt. 25 prill, eshte perkujtimi liturgjik i Shen Markut Apostull. Po kete dite, ne Meshen e mbasdrekes, ora 18:00 ne Katedrale, Shkelqesia e tij Imzot Angelo Massafra do t’i jape Lektoratin e Akolitatin disa Seminaristeve te Dioqezes sone.

Diten e marte, dt. 26 prill, eshte Dita e Zojes se Keshillit te Mire, Pajtores se popullit shqiptar. Eshte feste e urdhnueme. Mesha solemne e kremtume nga Ipeshkvijte dhe meshtaret tane do te jete ne ora 10:00 ne Shenjtnoren e Zojes.

Te dielen e ardhshme, dt. 1 maj, fillon muaji i Zojes. Gjate ketij muaji, cdo dite ka Meshe ne Shenjtnoren e Zojes ne ora 18:00. Diteve te shtuna ka dy meshe: ne ora 8:30 dhe 18:00.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.