Shpalljet e Famullise dt. 27 mars – 02 prill 2017

217
0
Share:
1. Duke filluar nga dita e hene, 27 mars, Mesha e mbasdrekes ne Katedrale do te jete ne ora 18. 00.
2. Vazhdon Udha e Kryqit ne Katedrale, çdo dite te marte e te premte, ora 15. 25. Gjate ktyne dy diteve te javes, ne Katedrale mbasdrekeve do te kete edhe rrefime.
3. Te marten, dt. 28 mars, eshte e treta e marte e Shna Ndout dhe mbas çdo Meshe te se martes mbasdreke, ne Katedrale do te jete Lutja kushtue ktij Shenjti.
4. Diten e ejte, 30 mars, ne sallen Kardinal Mikel Koliqi, do te jete edhe takimi permbylles i katekezave te ecjes krezhmore, organizuar nga Arqipeshkvia Metropolitane Shkoder – Pult.
5. Diten e shtune, dt. 1 prill, Famullia e Shen Shtjefnit ne bashkepunim me grupet rinore qe veprojne ne Famulli, organizon Udhen e Kryqit ne Malin Tarabosh. Kte vit, tuj kene edhe viti jubilar i 550 vjetorit te Zojes se Shkodres, grumbullimi i besimtarve do te bahet ne Shejtnoren e Zojes ne ora 9. 00, per te vazhduar me pas drejt Malit te Taraboshit.
6. Te Dielen e ardhshme, dt. 2 prill, eshte e Diela e Peste e Krezhmeve.
Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.