Shpalljet e Famullise dt. 29 maj – 04 qershor 2017

323
0
Share:
1. Gjate ktyne diteve Ipeshkvijte tane ndodhen ne Vatikan per viziten Ad Limina me Atin e Shenjte. Prandaj lusim Zotin qe kjo vizite me Papa Françeskun te kete frytet dhe bekimet e veta per mbare popullin tone.
2. Diten e merkure, dt. 31 maj, ne diten e festes se Vizites se Virgjeres Mari apo siç quhet ndryshe Pasise se Zojes, ne Shejtnoren e Zojes asht Mesha permbyllse e muajit te majit ne ora 18. 00. Kte Meshe do t’a kremtoje Shkelqesia e Tij Nunci i ri Apostolik.
3. Diten e shtune, dt. 3 qershor, eshte Vigjilja e Rrshajve, zbritjes se Shpirtit Shejt mbi Apostuj dhe mbi Kishen. Ne Meshen e mbasdrekes se ores 18: 00 ne Katedrale, do te marrin pjese te rinjte e te rejat qe do te krezmohen, bashke me nunet e nunat e tyne.
4. Te dielen e ardhshme, dt. 4 qershor, eshte e kremtja e Rrshajve. Ne Meshen e ores 10: 00 ne Katedrale, nga duart e Arqipeshkvit tone, do te marrin sakramentin e Krezmimit te rinjte e te rejat qe prej dy vitesh jane pergatite prane Famullise sone. Ju ftojme qe t’a lusim Zotin per kta te rinj e te reja.
Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.