Shpalljet e Famullise (dt. 29 shkurt – 6 mars 2016)

226
0
Share:

– Si çdo vit, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër – Pult ka nisur takimet krezhmore për të rinjtë universitarë në sallën Kardinal Mikel Koliqi. Takimi i radhës do të jetë ditën e mërkurë, 2 mars, ora 17. 00.

– Papa Francesku e ka pritur me shumë dëshirë propozimin e iniciativës së një itinerari “24 orë me Zotin” gjatë kohës së Krezhmëve. Kjo iniciativë u praktikua edhe vitin që shkoi. Prandaj, ditën e premte, 4 mars, në kuadër të kësaj ideje, duke filluar me Meshën e mbasdrekës së orës 16. 00 dhe duke mbaruar të nesërmen, 5 mars e shtunë, po me Meshën e mbasdrekës, Kisha do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë natës në pritje të besimtarve, për t’iu kushtuar Zotit me rrëfime, lutje, rruzare dhe adhurim. Lutemi që t’i përgjigjemi kësaj iniciative të Papës, me pjesmarrjen e familjeve tona në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për të pritur Ringjalljen e Krishtit.

– Të dielën që vjen, dt. 6 mars, e Diela IV e Krezhmeve është edhe Dita e Seminarit. E gjithë lëmosha që do të mblidhet në Kishë, do të shkojë si kontribut i Famullisë për Seminarin.

– Famullia e Shën Shtjefnit Shkodër në bashkëpunim me bashkësinë e Ecjes Neokatekumenale, do të fillojë katekezat për të fejuarit që këtë vit do të marrin sakramentin e martesës, si dhe për të rinj e të rritur të tjerë që dëshirojnë t’i bashkëngjiten kësaj ecjeje. Këto takime do të mbahen në sallën Kardinal Mikel Koliqi çdo ditë të martë e të premte, ora 18. 00, duke filluar nga data 8 mars. Të fejuarit që do të lidhin kurorën e martesës gjatë këtij viti, paraprakisht sa më parë të paraqiten pranë Zyrës së Famullisë që të bëjnë regjistrimin e tyre.

Share:

Leave a reply

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.