Shpalljet e Famullise (dt. 7-13 mars 2016)

247
1
Share:
  1. Ditën e hënë, 7 mars është e para e hënë e muajit dhe si zakonisht Mesha për të Vdekurit në Kapelën e Vorreve të Rrmajit do të jetë në ora 9. 00.
  2. Si cdo vit, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult ka nisur takimet krezhmore për të rijntë universitarë në sallën Kardinal Mikel Koliqi me temën: “Dëshmitare të Mëshirës”. Takimi i radhës është ditën e mërkurë, 9 mars, ora 17:00.
  3. Ditën e enjte, 10 mars, në sallën Kardinal Mikel Koliqi do të jetë i pranishëm kori i Fakultetit të Muzikës të Universitetit të Pejës Kosovë, me një program muzikor me pjesë të ndryshme të zgjedhura nga repertori i tyre.
  4. Të premten, 11 mars, në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, do të organizohet Udha e Kryqit, me familjet e martirëve gjatë kohës së diktaturës. Ajo do të udhëhiqet nga Arqipeshkvi ynë.
  5. Famullia e Shën Shtjefnit në bashkpunim me grupet e tjera rinore të Famullisë, organizojnë ditën e shtunë, 12 mars, Udhën e Kryqit në malin Tarabosh. Grumbullimi i besimtarëve do të jetë në ora 9:00 tek sheshi i Kishës së Shën Marisë Magdalenë në Tarabosh.
  6. Famullia e Shën Shtjefnit, Shkodër në bashkëpunim me bashkësinë e Ecjes Neokatekumenale, do të fillojë katekezat për të fejuarit që këtë vit do të marrin sakramentin e martesës, si dhe për të rinj e të rritur që dëshirojnë t’i bashkëngjiten kësaj ecjeje. Këto takime do të mbahen në sallën Kardinal Mikel Koliqi cdo ditë të martë e të premte, ora 18:00, duke filluar nga dt. 8 mars.

Të fejuarit që do të lidhin kurorën e martesës gjatë këtij viti, paraprakisht sa ma parë të paraqiten pranë Zyrës së Famullisë të bëjnë regjistrimin e tyne.

 

Share:

1 comment

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.