Shpalljet e famullisë nga data 23 deri në datën 29 tetor 2017

88
0
Share:

Diten e enjte, dt. 26 tetor, Mesha e mbasdrekës e orës 18:00 do t’i kushtohet fillimit të sezonit të ri për studentët. Janë të ftuem që të marrin pjesë në ktë Meshë të gjithë: studentë, prindër e mësues në mënyrë që lutjet e tyne t’i drejtohen Virgjnes Mari, Selisë së Dijes. Mesha do të celebrohet nga Arqipeshkvi ynë.

Ditën e shtunë, dt. 28 tetor, asht përkujtimi liturgjik i Shën Simonit.

Ditën e diel, datë 29 tetor, ndrron ora, prandaj kremtimet në Katedrale do të jenë me orën e re: Mesha e parë në orën 7:30, Mesha e dytë në orën 10:00 dhe Mesha e mbasdrekës tuj fillue nga kjo datë, gjatë gjithë periudhës së dimrit, do të jetë në ora 16:00.

Meqenëse tashma në Famulli shërbejnë dy meshtarë, tuj fillue nga dita e hane, dt. 30 tetor, asht mendue që në Katedrale të rifillohet me kremtimin e Meshës së nadjes.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.