Shpalljet e famullisë për javën e ardhshme.

129
0
Share:

– Ditën e hënë, 05 tetor, është e para e hënë e muajit, prandaj në ora 09:00 do të kremtohet Mesha për shpirtrat e të vdekurve në Kapelën e Vorreve të Rrmajit.

– Në kuadër të përgatitjeve për festën e Zojës së Shkodrës, ditën e martë, 06 tetor, ora 19; 00 dhe ditën e shtunë 10 tetor, ora 19; 00, në sallën Kardinal Mikel Koliqi, do të jenë të ftuar përkatësisht, të martën një grup nga Hollanda dhe të shtunën një grup nga Hungaria. Ju ftojmë të merrni pjesë.
– Ditën e mërkure, 07 tetor, është përkujtimi liturgjik i Zojës Rruzare. Në mënyrë të vecantë festohet në famullinë e Zojës Rruzare tek Arra e Madhe.
– Ditën e shtunë, 10 tetor, në Fshatin e Paqes në Tarabosh, do të mbahet Asambleja Dioqezane.
– Po afron festa e Zojës së Shkodrës, Pajtores së qytetit tonë. Ju ftojmë të gjithve që krahas programit të festës që po përgatit famullia, të angazhohemi sa me shumë që ta nderojmë Zojën e Shkodrës me nderet që Asaj i takojnë.
– Ka filluar katekizmi për të gjitha moshat në famullinë tonë. Lista e fëmijve të ndarë sipas grupeve dhe sakramenteve është e afishuar pranë klasave të katekizmit.
Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.