Shpalljet e famullisë me rastin e Zojës së Shkodrës

124
0
Share:
  1. Në kuadër të festimeve të Zojës së Shkodrës, ditën e shtunë, dt. 14 tetor, ora 16. 30 Famullia e Shën Shtjefnit organizon sikurse çdo vit Proçesionin me fuguren e Zojës së Shkodrës nëpër rrugët e qytetit. Proçesioni do të fillojë nga Kisha Katedrale, kalon nëpër Gjuhadol, tek Dugajtë e Reja, kthehet djathtas tek Kisha e Shën Kollit, kalon para shkollës Pyjore dhe përfundon me bekimin dhe me Meshën Shejte në Katedrale.

 

  1. Të dielën, dt. 15 tetor, asht asht Vigjilja e festës së Zojës së Shkodrës, prandaj me ktë rast, Meshën solemne të orës 18. 00 asht i ftuem që ta kremtojë Ipeshkvi i ri i Sapës Mons. Simon Kulli. Mbas Meshës do të ketë nji koncert festiv për të vazhdue me hedhjen e fishekzjarreve të festës nga kompanjeli.

 

  1. Festimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hane, Dita e Festës së Zojës së Shkodrës. Asht festë e urdhnueme dhe meshët janë sikurse çdo ditë të dielë, në ora 07. 30, në ora 10. 00 dhe mbasdreke neë ora 18. 00. Meshën solemne të orës 10. 00 do ta kremtojë Arqipeshkvi ynë.

 

 

 

 

Zyra Famullitare

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.