Si vdes një meshtar?

1264
0
Share:

Dom Alfonsi doli nga vendi i fshehtë, si për të kushtuar vullnetarisht flijimin e krejt vetvetes dhe arriti mikun e vet të ri Ndoc Jakoven njëzet e gjashtë vjec, që ishte plagosur për vdekje, për t’i dhënë Sakramentet e fesë, para se të jepte shpirt.

Në lidhje me këtë Willy Kamsi sjell një tekst të Atë Konrad Gjolajt që thotë : “Nuk ka heroizëm që mund të krahahsohet me veprën e Trackit, kur me Vajin e shenjtë, që mbante me vete, niset drejt vdekjes për rilindjen e një shpirti që po nisej drejt qiellit. Nuk ka bari më të mirë se ai që ndihmon qengjin e plagosur të lagur me gjak rinor. Nuk ka baba më të dashur se ai që bekon të riun e vrarë për atdhe dhe që me dorën e vet të shuguruar i con kryet prej tokës ku ka rënë, duke e mbështetur në kraharorin e vet ku mban të ruajtur Eukurastinë e shenjtë. Ky ka qënë ai shqiptar që na mësoi në shqiptarve të tjerë se si vdes një meshtar”.

Ndërsa kryente detyrën e vet  meshtarake, në afërsi të fshatit Shllak, nuk u përpoq as të ikte, dhe aty u arrestua nga Sigurimi më 14.02.1946.

Marrë nga libri “Imzot Vincens Prennushi me Shoke Martire”

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.