“Të lëshohemi plotësisht në Shpirtin Shenjt, që i drejton të gjithë e nuk drejtohet nga askush, që prin, e nuk prihet”

175
0
Share:

Te dashur besimtare, I nderuar Monsinjor, kam kenaqesine te flas sot ne emer te te gjithe te rinjve, qe sot jane te pranishem duke dashur te ndajme me te gjithe ju nje pjese te lumturise kaq te madhe te kesaj dite te shenjte. Falenderojme pafundesisht Hyjin qe na do kaq shume saqe deshiron qe te mos kete asnje pjese te jetes tone qe te mos jete e mbuluar nga dhuratat e panumerta te tij. Sigurisht eshte e veshtire t`iu besosh fjaleve, aq sa per te pershkruar mrekullite qe trinia e shenjte mund te ja veshe shpirtit. Prandaj sot do ti besohemi vetem lutjes drejtuar qiellit, qe te jemi te denje per kete dashuri qe ze vend ne shpirtin tone per te mos u larguar me kurre. Faleminderit Monsinjor,qe je ketu I pranishem ne kurorezimin e kesaj dashurie qe fillon ketu per tu bere pjese e botes. Falenderojme ne lutje te gjithe shoqeruesit tone te palodhur, te cilet na kane treguar me jeten e tyre rrugen per te qene gjithmone afer Jezusit.Falenderojme famullitarin tone dom Arturin,motrat,katekistet,familjaret,nunat dhe nuneshat,faleminderit qe jeni pjese kaq e rendesishme e jetes sone.Te shoqerojme pra me lutje çdo moment te drites, duke ju uruar qe kjo drite te jete gjithmone pjese e frymes suaj qe I jep forme jetes. Dhe siç ka thene Atë Raniero Cantalamessa “Të lëshohemi plotësisht në Shpirtin Shenjt, që i drejton të gjithë e nuk drejtohet nga askush, që prin, e nuk prihet”. Zoti ju bekofte! Faleminderit!

-Donalda Bashota

Share:

Leave a reply

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.